VISARE SHQIPTARE – NJOHËM FSHATIN E BUKUR TË NDROQIT

zk1a9795

Këtë javë ‘’Visare Shqiptare’’ solli në studio historinë, jetën, vlerat dhe potencialet e fshatit të Ndroqit.

Kishim të ftuar z. Besnik Rreshka, i cili na solli në 96.4 Mhz informacione dhe detaje të paditura më parë për këtë fshat kaq afër Tiranës.

Në pjesën e parë të emisionit u ndalëm tek historia e ndërtimit të fshatit për të cilin ekzistonin dy variante sipas arkeologëve dhe historianëve. U njohëm gjithashtu edhe me trashëgiminë kulturore të fshatit me kalanë e Ndroqit.

Z. Besnik tregoi se kalaja ka shërbyer si pikë kyçe, një pikë vëzhgimi dhe strategjike për të bërë lidhjen me kalatë e tjera në zonat afër. Kalaja ka qënë një monument i rëndësishëm i mesjetës, një kryqendër ose një miniqytet, kështu shprehet i ftuari jonë për kalanë e Ndroqit.

Më tej në pjesën e dytë të emisionit u fol për traditat, mënyrën e jetësën, artizanatet dhe prodhimet e shumta tokësore që Ndroqi ka.

‘’Zoti na ka bekuar, nuk do të mjaftonte një emision për të folur për prodhimet dhe bollëkun që ka Ndroqi’’, kështu u shpreh z.Rreshka për llojshmërinë e produkteve të fshatit.

Ndër shumë prodhime të shijshme dhe me cilësore z.Besnik përmendi ullirin e Ndroqit, rrushin e famshëm, si dhe pjeshkët të cilat janë në një lloj të veçantë ndryshe nga fshatrat e tjerë.

Po ashtu z. Besnik tha se këto dhurata natyrore tokesore janë të shoqëruara me bujarinë dhe mikpritjen e pakursyer të njerëzve.

Ndërsa në pjesën e fundit të emisionit z.Rreshka na tregoi për njerëzit e shkolluar që kanë dale nga Ndroqi si dhe kontributin e tyre në shoqëri.

https://soundcloud.com/spektrum-group/visare-shqiptare

 

Pin It