“La Fronde”, Marguerite Durand themelon gazetën feministe

marguerite-durand

la-fonte

Më 9 dhjetor 1897  aktivistja Marguerite Durand  themelon gazetën feministe “La Fronde”, në Paris. Një vit më pare ajo ishte dërguar nga gazeta Le Figaro, gazetë kryesore e përditëshme, për të shkruar një artikull me humor nga Kongresi ndërkombëtar i grave. Nga ky zhvillim, Durand u kthye thellësisht e ndryshuar, dhe themeloi të përditëshmen feministe La Fronde. Marguerite Durand, e pushtuar nga pasioni për barazinë e grave, ishte një grua tërheqëse; ajo u bë famshme për shetitjet e saj në rrugët e Parisit me një luan të zbutur me emrin “Tigër”. Historianët thonë se aktivizmi i saj lartësoi profilin e feminizmit në Francë dhe Evropë në një nivel respekti shumë të lartë. Durand, kishte edhe një koleksion të pasur letrash që ia dhuroi qeverisë franceze në vitin 1931. Një vit më pas, 1932, biblioteka Marguerite Durand u hap në Paris dhe mbetet edhe sot një nga burimet më të mira në botë për hulumtime në fushën e feminizmit dhe historinë e lëvizjes së grave.

Pin It