Parashikimi i motit, e shtunë 25 nëntor 2017

Paraditja do vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mesdita sjell vranësira të shpeshta në zonat Veriore.

Pasditja do të shtojë vranësirat në vend deri në mbrëmje kur vranësirat mbulojnë të gjithë territorin duke sjellë gjatë natës, reshje të pakta në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit në zonat malore por mbeten konstante në ultësirën perëndimore ndërsa rënie të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë.

Pin It