Parashikimi i motit, e shtunë 28 korrik 2018

Moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës të gjithë territorin shqiptar deri në mbrëmje kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremet Veri-Verilindje duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës, moti mbi Shqipëri vijon me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës ndërsa mesdita ruan vlera termike konstante ku maksimumi mbetet 34 – 35°C.

Era do fryjë e lehtë por mesatare në zonat Lindore, me shpejtësi 30 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1- 2 ballë.

Pin It