Kalendari historik: 28 korrik

28 Korriku është dita e 209 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 156 ditë.

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e Napolit (v. 1412). Në shkurt, 1369, Margaret u martua me  Karlin, djali i madh i Gjon Gravinës, Duka i Durrësit dhe mbret i Shqipërisë nga viti 1332-1336.

1586 – Sir Thomas Harriot sjell patatet e para nga Amerika në Evropë pas kthimit në Angli. Thomas Harriot ishte astronom, matematikan, etnograf, dhe përkthyes. Harriot është personi i parë që bëri një vizatim të Hënës duke e parë me teleskop, më 26 korrik 1609, më shumë se katër muaj para Galileos. Pas diplomimit nga Universiteti i Oksfordit, Harriot udhëtoi në Amerikë, duke shoqëruar  ekspeditën në Roanoke më 1585. Patatja që ai solli fillimisht nuk u prit mirë nga fermerët, por shumë shpejt u bë element kryesor ushqimI që ndikoi shumë në mirëqenie dhe, si rrjedhin, në shtimin e popullsisë evropiane në shekullin XIX. Patatja e ka prejardhjen nga rajonet (sot Peru e Bolivi) ku mendohet se filloi të kultivohej rreth 10 mijë vjet më parë.

1717 – Mbreti prusian Frederik Willem  shpall arsimin e detyrueshëm për fëmijët 5-12 vjeç. Jerome Blum në librin European World: a History (1970) arrin në përfundimin se Frederik kishte shumë të meta; nevrik, vulgar, i pakontrollueshëm në sjellje, por gjithashtu reformatori më i shquar, dhe themeluesi i vërtetë i militarizmit dhe efikasitetit burokratik prusian.

1866 – Në moshën 18 vjeçare, Vinnie Ream bëhet artistja e parë dhe më e re që merr një kontratë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të krijuar një shtatore (atë të Abraham Lincolnit).

1996 – Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, shteti Washington – sot të njohura si Eshtrat e Njeriut Kennewick – analizat kanë treguar se ato i përkasin një njeriu që ka jetuar 9 mijë vjet më parë. Karakteristikat e tij anatomike dolën se ishin krejt të ndryshme nga ato të amerikanëve vendas (të quajtur indianë të Amerikës). Gjetja e skeletit shkaktoi një përplasje ligjore nëntë-vjeçare mes shkencëtarëve, qeverisë amerikane, dhe fiseve autoktone – këta të fundit thonë se Njeriu Kennewick është një nga paraardhësit e tyre. Në shkurt 2004, Gjykata e Apelit e shtetit Washington vendosi se një lidhje mes ndonjë fisi vendas të Amerikës dhe Njeriut Kennewick nuk ishte e justifikuar gjenetikisht. Eshtrat e Njeriu Kennwick, shtatlartë, i bardhë (evropian) janë më të vjetrat të gjetura ndonjëherë në Amerikën e Veriut; disa thonë se ai ishte pasardhës i njerëzve nga Azia Qendrore të cilët lundruan përgjatë breg-oqeanit në veri në Amerikë, ashtu si të tjerë prej tyre u dyndën në atë që sot është Evropë.; ka edhe nga ata që thonë se Njeriu Kennwick ishte një nga mbijetuesit e Atlantis, qytetërim i zhdukur misteriozisht.

Lindje

  • 1887 – Marcel Duchamp, piktor francez
  • 1938 – Alberto Fujimori, politikan peruan
  • 1941 – Ricardo Muti, dirigjent italian
  • 1945 – Jim Davis (animator), vizatues amerikan (Garfield)
  • 1951 – Santiago Calatrava, arqitetkt spanjol
  • 1954 – Hugo Chávez, politikan i Venezueles

Vdekje

  • 1750 – Johan Sebastijan Bah, kompozitor gjerman
  • 1808 – Selim III, sullltan i Perndorise Osmane
  • 2002 – Archer John Porter Martin, kimist britanez, fitues i çmimit Nobel per Kimi

 

Pin It