“DokuFest” sonte në Tiranë, magjia e kinemasë në ekranit e madh

”DokuFest” vjen në Tiranë për adhuruesit e filmave dhe të magjisë së ekranit të madh . Me një përzgjedhje të filmave nga programi i pasur i këtij edicioni ky edicion vjen me temën “Reflektimi”.

Filmat do të shfaqen tek Amfiteatri i Tiranës sonte duke filluar në orën 20:00.

Merrni miqtë dhe bashkohuni për një natë madhështore nën qetësinë e natyrës nën dritat e ekraneve të mëdha duke shijuar filmin që ju pëlqen.

Programi i filmave që do të shfaqjen janë:

HERE THERE IS NO EARTH (Martin DiCicco – USA/Armenia/Turkey, 2001)

Këtu, në vend të barit apo trëndafilave të egër, gurët e zinj mbijnë nga toka…

 

THE DRIVER IS RED (Randall Christopher – USA, 2017)

I vendosur në Argjentinë në vitin 1960, ky dokumentar i vërtetë i krimit ndjek historinë e agjentit të fshehtë Zvi Aharoni.

 

LAS NUBES (Juan Pablo González – Mexico, 2017)

Në qytetin Las Nubes, një pronar ferme tregon se si prej se ka ndaluar së maturi kohën kujtesa e tij është mjegulluar pothuajse tërësisht.

 

SOLAR WALK (Réka Bucsi – Hungary, 2018)

Solar Walk shfaq udhëtimin e individëve dhe krijimeve të tyre nëpër kohë dhe hapësirë.

 

SHUKRIA (Visar Jusufi – Kosovë, 2018)

Shukria na e tregon mënyrën primitive të të menduarit të shoqërisë patriarkale dhe rolin e gruas në atë kohë deri më sot.

 

SONÁMBULO (Theodore Ushev – Canada, 2015)

Një udhëtim surrealist përmes ngjyrave dhe formave inspiruar nga poezia Romance Sonambulo nga Federico Garcia Lorca. /ATA/

Pin It