Eklipsi, “Hëna e Përgjakur” shfaqet edhe në Tiranë

Mbrëmë u eklipsuam nga bukuria e eklipsit të hënës. “Hëna e përgjakur”, fenomeni natyror më i gjatë i këtij shekulli.

Toka vendoset në vijë të drejtë me Diellin dhe Hënën, duke prodhuar kështu një nga fenomenet hapësinore më spektakolare. Gjatë këtij eklipsi, Hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, do të ndryshojë ngjyrë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së Diellit nga hija e tokës.

Eklipsi ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe do zgjasë deri rreth orës 00:00. Spektakli qiellor do të shihet nga të gjithë, përveç atyre që banojnë në Amerikën e Veriut. Me fat janë ata që jetojnë në Europën Lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Juglindore pasi do të kenë pamjet më të mira të gjithë procesit.

Pin It