Vit i ri akademik, mbeten të pandryshuara kuotat dhe tarifat e studimit

Edhe për këtë vit të ri akademik, kuotat e tarifave të studimit nuk do të ndryshojnë, por do të variojnë nga 250-400 mijë lekë.

Lidhur me kuotat e pranimit për studentë, nga 6211 kuota gjithsej të miratuara nga senati, 41 janë për të huajt, 170 për transferime, 97 ata që duan fakultete të dyta dhe 5540 për ata që janë nga vendi.

Deri në datën 4 gusht është periudha e aplikimeve për raundin e parë. Studentët të konsultohen sipas dhjetë preferencave. Më 10-12 do të bëhet regjistrimi. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një deklaratë për shtyp. /ATA/

Pin It