ATP miraton tarifat e reja për kompensimin e pronave

Bum kerkesash per kompensim e rishqyrtim, ja procedurat

Agjencia e Trajtimit të Pronave miraton tarifat e reja për aplikimet për kompensimin e pronave. Sipas udhëzimit të ATP-së ish-pronarët duhet të paguajnë deri në 3 mijë lekë të reja për të dorëzuar kërkesën për hapjen e dosjes.

“Agjencia e Trajtimit të Pronave, gjatë procedurave për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, për të gjitha shërbimet e ofruara prej saj, zbaton tarifat nga 100­3.000 lekë”, ­ thuhet në udhëzimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Tarifat

Të gjithë ata që duan të kompensohen për pronat e tyre duhet të paguajnë tarifa për çdo etapë të procesit. Për paraqitjen e kërkesës dhe hapjen e dosjes së re të njohjes dhe kompensimit do të paguhen 3000 lekë, ndërsa kur të dorëzohet kërkesa për kompensim do të paguhen 2 mijë lekë.

Tarifa për dorëzimin e kërkesës për kompensim në vlerë për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtime informale, është 2000 lekë. Për kërkesat për tjetërsimin e sipërfaqes oborr në përdorim tarifa është 3000 lekë, ndërkohë që për kërkesat për lëshim kopjeje dokumentacioni të administruar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave duhen paguar nga  100­ – 3000 lekë.

Tarifat që do paguajnë ish­-pronarët:

  1. a) për paraqitjen e kërkesës dhe hapjen e dosjes së re të njohjes dhe kompensimit 3000
  2. b) kërkesë për kompensim 2000
  3. c) kërkesë për kompensim në vlerë për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtime informale 2000
  4. d) kërkesë për tjetërsimin e sipërfaqes oborr në përdorim 3000
  5. e) kërkesë për lëshim kopjeje dokumentacioni të administruar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave: ­ deri në 100 fletë-20 lekë/fletë;­ mbi 100 fletë -3000 lekë.
Pin It