Samsung sjell siguri në drejtimin e makinës falë realitetit virtual

Kompania ÖAMTC Fahrtechnik (Teknikat e drejtimit) dhe Samsung po punojnë për zhvillimin e njee aplikacioni që do të ndihmojë në parandalimin e aksidenteve. Të dy kompanitë po shfrytëzojnë eksperiencën e tyre në përgatitjen për parandalimin e aksidenteve të mundshme me ndihmën e aplikacionit VR “Samsung Drive”.

Shoferët e rinj do të mësojnë përmes Samsung Gear VR se si të reagojnë siç duhet për aksidentet e mundshme të trafikut rrugor në një mjedis të sigurtë virtual dhe të përjetojnë pasojat drastike të sjelljes jo korrekte në të njëjtën kohë.

Shpërqëndrimet e shkaktuara nga telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera ndërsa jeni duke drejtuar makinën ulin vigjilencën dhe rrezikojnë shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Sipas një studimi të ÖAMTC, 76% e shoferëve nuk janë në gjendje të ndalojnë në kohë para ndonjë pengese të papritur për shkak se ata hutohen (2015). Veçanërisht, shoferët e rinj pa përvojë, i përkasin grupit në rrezik. Samsung dhe ÖAMTC Fahrtechnik kanë zhvilluar aplikacionin VR “Samsung Drive” që shoferët e rinj të bëhen me dije për këtë rrezik në mënyrë të qartë. Syzet Samsung Gear VR i lejojnë ata të përjetojnë faktin se sa shpejt mund ta gjejnë veten në një aksident dhe pasojat që kjo mund të ketë.

Të mësuarit eksperimental

Teknologjia e re VR ofron përmbajtje ekstremisht reale 360° – duke përfshirë dhe situatat e rrezikshme në rrugë. Duke parë përmes syzeve Gear VR i jepet mundësi përdoruesit të përjetojë ndjenjën e të qenit i ulur përpara timonit të makinës. Si rezultat, shoferi zbulon rrezikun e shpërqëndrimit nga një telefon i mençur për shembull, në një mjedis të sigurtë dhe virtual.

Gregor Almássy, Drejtor i Marketingut të Korporatës & Shërbimit ndaj Klientit në Samsung Electronics Austria, është i bindur se: “Ka shumë gjëra që mund të shpjegohen në teori, por ka të tjera të cilat duhet të eksperimentohen në mënyrë që të kuptohen. Me Gear VR, njerëzit mësojnë në mënyrë intuitive duke përjetuar një situata të veçantë. Fushat në të cilat teknologjia VR mund t’i ndihmojë njerëzit janë pothuajse pa limit.”

Samsung Gear VR do të përdoret për qëllime trajnimi në qendrat e kurseve të detyrueshme ÖAMTC Fahrtechnik, të cilat fillojnë në verën e 2017s. Gjatë këtij viti, videot e trajnimit do të bazohen në tema të tipit: “të drejtosh makinën me sytë e tu”, “të shohësh në mënyrë korrekte mbi shpatullën tënde” dhe “Si të shohësh përreth kur je duke drejtuar motorçikletën”. “Ne duam ta bëjmë realitetin virtual të disponueshëm për të gjithë pjesëmarrësit tanë. ÖAMTC Fahrtechnik po përdor këtë teknologji inovative dhe revolucionare për të rritur ndërgjegjësimin në situata kritike të caktuara. Më pas, nën mbikqyrjen e instruktorëve tanë, të trajnuarit do të përjetojnë eksperiencën nën efekte shpërqëndrimi që zgjasin vetëm një sekondë nga distanca e ndalimit”, shpjegon Franz Schönbauer, Drejtori Menaxhues i ÖAMTC Fahrtechnik.

Realiteti virtual hap dimensione të reja

Me Gear VR, e mundësuar nga Oculus, Samsung nuk ka prodhuar një pajisje vetëm për qëllime argëtimi. Në vazhdimësi të lojërave 360°, filmave dhe koncerteve, teknologjia gjithashtu po shfaqet vërtetë e vlefshme edhe në fusha të tjera me natyrë serioze, pasi Samsung ka provuar për herë të dytë me projektin #BeFearless. Syzet Gear VR mund të përdoren me një smartphone të përshtatshëm nga familja Galaxy S6 dhe Galaxy S7 për të shfaqur përmbajtje me ekran Quad HD, rezolucion 2560 x 1440 piksel me një kënd pamje 96°. Me sensorët e integruar, Gear VR mund të transferojë lëvizjet e kokës së përdoruesit në botën virtuale pa ndonjë vonesë dhe t’iu mundësojë një eksperiencë të mrekullueshme.

 

 

 

 

 

 

Pin It