Parashikimi i motit, e shtunë 3 qershor

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër. Më të mundshme në zonat malore juglindore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja  të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat bregdetare duke lënë të rrezikuara nga rrebeshe shiu zonat malore. Gjate natës i gjithë territori i vendit do të jetë sërish në ndikimin e motit të kthjellët.

Përsa i përket situatës termike, temperaturave të ajrit do të mbeten relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi  35 km/h nga drejtimi jugor- jugperëndimor  dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Pin It