Parashikimi i motit, e shtunë 3 shkurt 2018

Orët e para të ditës dominohen nga reshje intensive në ekstremet Veri- Jug ndërsa reshje më të pakta do të ketë në zonat Qendrore.

Pas mesditës reshjet intensifikohen në të gjithë territorin dhe vetëm në orët e vona të natës, reshjet zhvendosen drejt kufirit Juglindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me vranësira dhe reshje të izoluara.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke i ngjitur vlerat e tyre në nga 2 në 18°C.

Era do të fryjë kryesisht e fortë, duke arritur mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 6 ballë.

Pin It