Parashikimi i motit, e shtunë 30 shtator 2017

Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe një pjesë të qendrës ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në jug dhe zonat malore ku priten edhe shira të izoluar. Pjesa e dytë e ditës do të largojë vranësirat nga zonat veriore ndërsa vranësirat mbeten të pranishme në zonat Qendrore dhe Jugore deri në mbrëmje. Gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës, territori mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 1-2°C, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 2 ballë.

Pin It