Parashikimi i motit, e shtunë 8 prill 2017

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, por me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore lindore.

Gjatë orëve të pasdites do të ketë përmirësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat edhe nga zonat malore, për pasojë moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, e per pasoje dallgezimi do të jetë i ulët.

Pin It