Visare Shqiptare – Destinacionet e pranverës

Në studion e “Visare Shqiptare” ishim me gazetaren, fotoreporteren Ivana Dervishi. Në këtë bisedë folëm për guidat pranverore, destinacionet të cilat mund të frekuentohen në këtë stinë që sapo ka nisur.

Pranvera për Ivanën ka nisur në qytetin e Gjirokastrës,Korçës dhe Beratit. Për të treja këto qytete tha se janë një shkëputje nga përditshmëria e lodhshme dhe një zgjedhje e mirë për pranverën.

Ndërsa për Tiranën, Ivana tha se rrethinat e saj janë një mundësi e mirë për të parë diçka ndryshe. Përmendi këtu fshatin Picall, Qinam, Kallmet, Baldushk, liqenin e Fjollës, Pezën, Prezën, destinacione të cilat mund të përshkohen edhe me biçikletë. Pranvera të favorizon edhe në përdorimin e biçikletës pasi temperaturat nuk janë të larta dhe kjo të jep mundësinë të vishesh më hollë, të jesh më i lehtë në trup si dhe lejon kapjen e detajeve.

Ivana nënvizoi dhe një problem që shkaktohet nga vizitorët, atë të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend. Ky është një shqetësim për banorët vendas pasi ju dëmtohen prodhimet, tokat e kthehet më vonë edhe në sëmundje.

Në fund të emisionit Ivana bëri një përmbledhje të destinacioneve ndër të cilat sugjeroi: Beratin, Durrësin, Kepi i Rodonit, Korçën, Gjirokastrën, Shkodrën ( luginën e Kirit).

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në:

https://soundcloud.com/spektrum-group/visare-shqiptare-destinacionet-e-pranveres

Pin It