Parashikimi i motit, reshje shiu në të gjithë vendin

 

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit, duke rikthyer kthjellimet në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa:

Brigjet greke dhe Ishujt Britanikë paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku mbizotërojnë reshjet e shiut dhe dëborës.

 

Pin It