Parashikimin e motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin duke përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare në relievet malore të verilindjes. Në zona të thella malore, borë e dobët e izoluar.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e në orët e pasdites e vrullshme, kryesisht në brigjet detare. Valëzimi në bregdet, i forcës 3 deri 4.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1ºC deri në 7ºC
zonat e ulëta 2ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 4ºC deri në 16ºC
Ju urojmë një mbrëmje të bukur!

Pin It