Nëse natyra njerëzore është zëvendësi i Zotit në tokë, i parapëlqyeri nga të gjithë krijimet e Tij, esenca dhe përmbajtja e ekzistencës në tërësinë e saj dhe pasqyra më e ndritshme e Krijuesit, atëherë Qenia Hyjnore që e ka sjellë njerëzimin në këtë botë, na ka dhënë neve të drejtën, lejen dhe aftësinë për të zbuluar misteret e ngulitura në shpirtin e universit, për të zbuluar pushtetin e fshehtë, fuqinë dhe potencialin, për të vënë në përdorim gjithçka në kontekstin e vet dhe për të qenë përfaqësuesit e cilësive që lidhen me Atë, të tilla si dija, dëshira, vullneti dhe forca. Ndërsa njerëzit janë përfshirë në ekzistencë dhe përmbushin titullin e tyre të zëvendësit, ata nuk do të vrapojnë në çdo pengesë që nuk mund ta kapërcejnë, ata nuk do të përjetojnë kontradikta në marrëdhëniet e tyre me gjërat. Ata duhet të enden lirisht në korridoret e ngjarjeve, nuk duhet të ndjehen të tensionuar kur të zbulojnë aftësitë që janë rezervuar brenda natyrës së tyre dhe nuk duhet të mbeten prapa nga pengesat e pakapërcyera kur të realizojnë shpresat e tyre.