Si t’i ndihmoni fëmijët të humbasin shëndetshëm masën dhjamore

Këshilla për të ndihmuar fëmijët të humbasin shëndetshëm masën dhjamore të tepërt.

1)Gjumi i mirë ndihmon në çlodhjen e tyre (8-9 orë )
2)Ulni konsumin e ushqimeve fast food
3)Ulni konsumin e sheqerit, sidomos ushqimet e përpunuara pasi përmbajnë dhe sasi të lartë në yndyrë dhe konservate
4)Disa herë fëmijët kërkojnë vëmendje dhe në disa raste e marrin nëpërmjet ushqimit
5)Shtoni tek fëmijet konsumin e perimeve tek gatime të ndryshme por edhe në sallataa shumëngjyrëshe, që zakonisht ata i pëlqejnë shumë
6)Sasia e proteinës duhet të jetë gjithashtu e pranishme prandaj preferoni ato që nuk kanë shumë yndyrë (mishi i pulës, mishi i viçit pa yndyrë, bulmet të skemuar etj..)
7) Embëlsirat përpiquni t’i raciononi në varesi të peshes së tyre dhe gjithmonë preferoni ato që i gatuani vetë
8) Përpiquni t’i drejtoni rreth aktiviteve të ndryshme, në varësi të preferencës së tyre pasi shpesh herë mbipesha shkaktohet edhe nga mos levizja duke u shoqeruar me ushqime të rafinuara…
Dhe kujdes gjthmonë me dashuri, durim, qetësi pasi ndryshimi nuk është i thjesht dhe këerkon perkushtim dhe bashkëbisedim nga të dyja palët (prindër- femijë).

Dietologe Viktoria Naco

Pin It