Pastërmaja, tradita shqiptare e mishit të thatë

Pastërmaja është një traditë, e cila trashëgohet prej shekujsh  kryesisht në zonën veriore të Shqipërisë. Banorët e thajnë mishin e tyre të preferuar, duke e bërë këtë formën më të mirë  të ruajtjes së mishit. Pastërmaja mund të piqet në prush, ose mund të gatuhet me fasule e të hahet me turshi. Kjo është receta më e preferuar dimërore për çdo familje shqiptare. Pastërmaja është shumë e shijshme, por ka edhe vlera ushqimore. Zakonisht mishi thahet duke u kriposur, por ka raste kur bashkë me kripën njerëzit shtojmë edhe disa erëza për të pasuruar shijen.

Vlerat  ushqyesve që gjenden tek pastërmaja

Proteina

Në 28 gramë pastërma gjenden 9.4 gramë proteina. Shkencëtarët rekomandojnë një dozë ditore proteinash prej 46 gramë për meshkujt dhe 56 gramë për femrat. Proteina transformohet në amino acide, të cilat organizmi i përdor për të prodhuar enzima, të cilat janë të përfshira në funksionimin e të gjithë sistemeve të trupit.

Yndyra të shëndetshme

Organizmi ka nevojë për yndyra për të luftuar inflamacionin dhe mbështetur shëndetin e trurit. Në 28 gramë mish të thatë gjenden 116 kalori. Më shumë se gjysma e këtyre kalorive, pra 66 vijnë nga 7.3 gramë të yndyrave të plota. Megjithatë, shkencëtarët rekomandojnë që të ulni nivelin e marrjes së yndyrave të ngopura në më pak se 7 përqind të kalorive ditore. Kjo do të thotë që pavarësisht se pastërmaja ka yndyrna të shëndetshme, nuk duhet ta teproni me të.

Kolesterol të ulët

Pastërmaja përmban 13 miligramë kolesterol që përkthehet në 15 nga 23 përqind të dozës së rekomanduar ditore prej 200 deri në 300 miligramë kolesterol. Marrja e niveleve më të larta të kolesterolit rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut. Ju mund ta përfshini pastërmanë në dietën tuaj, por duhet të mbani nën kontroll porcionet e saj.

Zink

Në 28 gramë pastërma gjenden 2.3 miligramë zink, ose 17 përqind e dozës së rekonmanduar ditore që është 40 miligramë. Zinku mbështet një sërë funksionesh të trupit, siç është sistemi imunitar dhe ndarja e qelizave. Mungesa e zinkut shkakton simptoma si shërim të ngadaltë të plagëve, humbje të shqisave të shijes dhe nuhatjes.

Karbohidrate

Erëzat që përdoren në tharjen e mishit i japin atij 3.12 gramë karbohidrate, 2.55 gramë sheqerna dhe 0.5 gramë fibër. Duke qenë se përmbajtja e karbohidrateve tek vetë mishi është më pak se 5 gramë, atëherë shkencëtarët e rekomandojnë mishin e thatë (pa e tepruar sigurisht) si një ushqim me pak karbohidrate për ata që vuajnë nga diabeti.

 

Burimi:agroweb 

Pin It