Film për Skënderbeun në Hollywood, ëndrra e ish­-Kongresmenit DioGuardi

Joe DioGuardi, ish kongresmen në Amerikë, dëshiron të realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe historinë e tij.  Ish kongresmeni DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, ka treguar për mediat e huaja se e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

“Do t’i tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept tëshkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440­1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës”, tregon DioGuardi.

Ish kongresmeni, dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit dhefilmi për Skëndërbeun ka qenë një ëndërr e tij prej shumë vitesh.

“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë përvete, por për të gjithë shqiptarët”, shprehet DioGuardi. Sipas DioGuardit aktori që mund të luante rolin e heroit shqiptar është Russell Crowe.

Pin It