Problemet shëndetësore që paralajmëron djersitja

 

Jo rrallë herë na ndodh të zgjohemi natën të djersitur dhe kjo jo si pasojë e temperaturave të larta. Natyrshëm habitemi dhe dyshojmë se mund të jemi ftohur. Dyshimet tona në këto raste vlejnë, pasi kjo lloj djersitje në fakt është shenjë e disa problemeve shëndetësore.
Sëmundjet kardiovaskulare
Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës.
Hipoglicemia
Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.
Trupi juaj është duke luftuar një infeksion
Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.
Vuani nga tiroidet 
Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.
Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitjen
Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.
Sistemi juaj imunitar është duke mos funksionuar
Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën .

 

Pin It