Paul Ryan: Sfidojmë masat e Obamës, cënojnë lirinë e individit

1347205362926.cached
Masat e shpallura nga presidenti Obama gjatë një fjalimi dje në Shtëpinë e Bardhë anashkalojnë Kongresin e kontrolluar nga republikanët, të cilët këmbëngulin se urdhri ekzekutiv i shefit të Shtëpisë së Bardhë shkon përtej autoritetit të tij. I ashpër në reagim, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan tha se masat e Obamës minojnë lirine e individit dhe do të sfidohen në sallën e gjyqit.

“Fjalët dhe veprimet e tij përbëjnë një lloj frikësimi që minon lirinë. Megjithatë, pavarësisht asaj çfare presidenti Obama thotë, fjalët e tij nuk e kundërshtojnë dot amendamentin e tyre. Urdhri ekzekutiv që dha, padyshimin më të vogël do të çohet në gjykatë, e në fund çdo gjë që ai si president ka bërë mund të përmbyset nga një president republikan e kjo është një tjetër arsye përse ne duhet të fitojmë në zgjedhjet e nëntorit”, tha Ryan.

Obama njoftoi një ditë më parë se nisma e re tij parashikon zgjerimin e kontrolleve mbi të kaluarën e atyre që blejnë armë, zbatimin më të efektshëm të ligjeve mbi armëmbajtjen, shtimin e masave sa i takon shendetit mendor dhe zgjerimin e studimeve në teknologjinë e sigurisë së armëve. Çdo vit, kujtoi presidenti, në Shtetet e Bashkuara nga armët humbasin jetën mbi 30 mijë njerëz, duke përfshirë këtu edhe vetëvrasjet, shifër kjo goxha më e lartë se në vende të tjera të zhvilluara të botës.

Pin It