Ministri Cani: Guida e buxhetit, një IIoj “udhëtimi” përmes buxhetit të shtetit

Shkelqim-Cani1-320x213

Ministria e Financave krijon për herë të parë guidën e buxhetit për qytetarët, përmes së cilës çdo qytetar informohet mbi të dhënat e buxhetit dhe përdorimin e tij.
Qytetarët do të kenë mundësi që përmes guidës së buxhetit të informohen mbi të dhënat dhe përdorimin e tij. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha  se përfshirja në çdo hap të këtij buxheti, nënkupton rritje të efiçencës dhe efikasitetit të përdorimit të të ardhurave buxhetore në funksion të një jete më të mirë edhe për brezat e ardhshëm.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në mesazhin e dhënë në këtë guidë thotë se ky dokument është dizenjuar në mënyrë të tillë që të mund t’ju ofrojë një IIoj “udhëtimi” përmes buxhetit të shtetit. Sipas Canit, në faqet e tij sqarohet sesi qeveria i krijon të ardhurat dhe sesi ajo i shpenzon paratë e saj, sesi Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi e miraton buxhetin, sesi vendi përballon sfida të tilla si: ulja e defiçitit buxhetor apo menaxhimi i borxhit publik, dhe se çfarë qeveria synon të arrijë me këtë buxhet gjatë vitit 2016.

Pin It