Tërheqja e investitorëve të huaj, objektivi i ekonomisë shqiptare

1389679149235kdxke

Tërheqja e investitorëve të huaj përmes shkurtimit të kohës për hapjen e një biznesi është objektivi i radhës i ekonomisë shqiptare.

Pas publikimit të raportit për klimën e biznesit, drejtori i Përgjithshëm i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë, Ardian Maci, tha se po punohet në disa sektorë për thithjen e më shumë investitorëve të huaj.

“Objektivi i radhës është shkurtimi i kohës për hapjen e një biznesi, regjistrimi i punonjësve. Në fushën e licencimit do të kemi një rregullim për shkurtimin e afateve dhe rregullimin e legjislacionit. Qëllimi është që të minimizohet koha e procedurave,” tha Ardian Maci për Report TV.

Gjithashtu ai tha se duhen bërë përmirësime në sektorin bankar për të patur lehtësi në prcoedurat e huamarrjes dhe për zvogëlimin e kredive të këqija.

Pin It