Nxitet industria minerare, lehtësi fiskale dhe ulje e rentës minerare

original

Qeveria shqiptare do të ulë rentën minerare në 3% për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe do të krijojë lehtësira fiskale për eksportet e lëndëve të kërkuara në tregjet ndërkombëtare.

Ky vendim është pjesë e Paketës Fiskale për vitin 2017 dhe synon të nxisë industrinë e përpunimit në vend si dhe të rrisë konkurrueshmërinë në tregjet e huaja. Zhvillimi i kësaj industrie pritet të ketë efekte positive në rritjen ekonomike dhe punësimin.

Gjetja dhe përpunimi i mineraleve xeherore zë një vend të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, duke shënuar rritje vit pas viti. Sektori minerar përfshin një numër në rritje të kompanive të mesme dhe të vogla dhe vetëm disa kompani të mëdha industriale.

Depozitat minerare të Shqipërisë përfshijnë krom, bakër, hekur-nikel, gur gëlqeror, ranor, asfalt dhe bitum natyral, gur gëlqeror dekorativ dhe gur ranor masiv dekorativ.

 

Pin It