MB, 20 mln dollarë për sistemin e ujitjes dhe kullimit

120-inch-drainage-system-installation

Në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë do të financojë 20 milionë dollarë për sistemin e ujitjes dhe kullimit, i cili do të shërbejë edhe si mbrojtje nga përmbytjet. Projektbuxheti parashikon që investimet të bëhen nga financimet e huaja mes të cilave dhe Banka Botërore.

Ndër objektet që do të ndërtohen janë kanali Peqin – Kavajë, që është i lidhur me Shkumbinin; skema ujitëse e fushës së Milotit, Mamurrasit, dhe Drojës; rehabilitim i kanalit ujitës Rragam, Shkodër dhe investimet e reja në skemën ujitëse Llakatund-Armen.

Vëmendje e veçantë do i kushtohet projektin për mbrojtje nga lumi Seman në Suk Agacaj, Fier; mbrojtje nga Vjosa në zonën Pishporo, Fier; mbrojtjae e brigjeve në Zallin e Okshtunit në Bulqizë, si dhe rregullimi i argjinaturës mbrojtëse të lumit Shkumbin. Ndërsa në bashkëpunim me Bankën Botërore do të bëhet riparimi i argjinaturës së Daragjatit, në Shkodër.

Pin It