KMSH nis fushatën për familjet e përmbytura

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nis fushatën sensibilizuese për familjet e përmbytura nga shirat që ndodhën pak ditë më parë në vendin tonë.

KMSH është shprehur se e ndjen detyrim moral, fetar dhe qytetar që të gjenden pranë njerëzve në nevojë.

Të gjithë myftinjtë, imamët dhe stafi ynë, gjatë faljes së të Premtes, do t’u bëjnë thirrje besimtarëve nëpër të gjitha xhamitë e vendit që të kontribuojnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në para, ushqime, veshmbathje, orendi shtëpiake etj.

Menjëherë pas mbledhje së fondeve dhe ndihmave të tjera materiale, do të fillojë shpërndarja nga ana e strukturave të institucionit në zonat që paraqesin nevojat më emergjente për ndihmë në koordinim edhe me shtabet e emergjencave.

Për kontribute nëpërmjet bankës:

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE
BANKA KOMBETARE TREGTARE
SWIFT CODE: NCBAALTX
IBAN: AL1420511014000709CLTJCLALL0 ALL
IBAN: AL4120511014000709CLTJCFEURA EUR
IBAN: AL8520511014000709CLTJCFUSDA USD

 

Pin It