Eksportet, kryeson industria dhe ndërmarrjet e mëdha  

Sektori i industrisë zë peshën më të madhe të eksporteve të Shqipërisë për periudhën 2012-2015. Sipas raportit të Institutit të Statistikave aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike dhe ujit përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve.

Gjatë vitit 2015 hapësira që ky sektor zë tek eksportet është rritur me 3.9% krahasuar me vitin 2012, duke shkuar në 80.6% të vlerës së eksporteve.

Sektori i industrisë dominohet nga ndërmarrjet e mëdha, të cilat përbëjnë 53% të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që veprojnë në këtë sektor. Ndërsa ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë pjesën më të madhe të sektorit të tregtisë, duke përbërë 81.6% të vlerës së eksporteve.

Pin It