Telefono 112 – një numër, shumë shërbime

Qytetarët e Tiranës kanë tashmë një numër telefoni në gatishmëri për çdo emergjencë. Pavarësisht nëse iu duhet ndihma e ambulancës, policisë apo zjarrfikëses, të gjithë duhet të telefonojnë në numrin 112.

112 është numri i vetëm i urgjencës për qytetarët e kryeqytetit, por me kalimin e kohës ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qarqet e vendit. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, tha se tashmë çdo qytetar nuk ka nevojë të marrë disa numra për shërbime të ndryshme emergjenet, por vetëm një numër për të gjitha këto shërbime.

“Kjo është një reformë themelore që zgjeron kapacitetin tonë për t’i shërbyer çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Me këtë reformë kemi filluar nga Tirana, po jemi mjaft të vetëdijshëm që duhet të vazhdojmë në çdo qytet, duke bërë të mundur që çdo Komisariat, çdo Postë Policie në çdo qark t’i ofrojë mundësinë qytetarëve që t’u përgjigjen në numrin 112. Kjo do kërkojë kohë e ndihmë nga partnerët”, – tha Tahiri.

Në këtë numër mund të telefoni si nga telefoni fiks ashtu edhe nga telefoni celular.

Pin It