Prishtinë, mbahet konferenca ndërkombëtare “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”

Kolegji AAB në Prishtinë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universiteti i Evropës Juglindore,  Shoqëria e Mesuesve të Gjuhës Angleze ELTA dhe KETNET, organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, me rastin e 400-vjetorit të vdekjes së Shekspirit.

Konferenca bashkoi studiues të shkencës nga i gjithë rajoni për të diskutuar për zhvillimin dhe sfidat e shkencës në Evropë. Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, tha se shkenca përbën faktorin e rëndësishëm për një shtet të zhvilluar dhe se për një dekadë e gjysmë të themelimit.

Ndërsa Xhavit Rexhaj, prorektori i AAB, tha se kjo konferencë është një kontribut i Kolegjit AAB për zhvillimin e shkencës dhe kulturës në kohën që në Kosovë ka shumë pak zhvillime në këtë fushë.

Pin It