Pëllumb Puci hap ekspozitën “Gjirokastra në 4 stinët”

Në Muzeun Historik Kombëtar, u çel ekspozita vetjake e piktorit Pëllumb Puci me temë “Gjirokastra në 4 stinët”. Në hapjen e ekspozitës morën pjesë miq e dashamirës të artit e të piktorit të njohur. Ceremoninë e hapjes e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar,  Dorian Koçi.
Vetë piktori Puçi, duke falenderuar të pranishmit, u shpreh entuziast për realizimin e kësaj ekspozite dhe e cilësoi atë si një nga ekspozitat më të mira të tij.

Piktori Puci ka një krijimtari 30 vjeçare si autor i disa ekspozitave të hapura brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu ai kontribuon edhe në edukimin e të rinjve të talentuar në artet figurativë, si pedagog i pikturës në shkollën artistike “Feim Ibrahimi”.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më datë 15 tetor në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar. /ATA/

Pin It