Për fe e atdhe

Zoti na ka thanë,

Shpirt e pasuni me dhanë,

Atdhetarit me i ndihmue,

Nderë e fe me shpëtue.

 

Gjith  shqiptari nji kombsije

Me dy anë jena vllazni

Të gjith zbashkut me punue

Atdheu si me përparue.

 

Pse nuk jena nji me fe

Jena vllazën për Atdhe

Lutem Zotit pa pushue

Për kët jetë me na bashkue.

 

-Sheh Ahmed Shkodra

 

 

Pin It