I Padukshmi në Thellësi…

Allahu (xh.sh.) ka pafundësisht emra. Mirëpo janë katër emra kryesorë rreth të cilëve mund të shtillen gjithë të tjerët. Këta janë emrat Euuel, Ahir, Dhahir dhe Batin (“Euuel-I Pari”, “Ahir-I Fundmi”, “Dhahir – I Dukshmi” dhe “Batin – I Padukshmi në Thellësi”). I pari prej tyre është emri “Euuel”, që do të thotë se nuk ka asgjë përpara Tij; mirëpo është edhe një i Fundmë Ai që nuk mund të ketë më asgjë tjetër pas Tij, pra është i pafillim dhe i pambarimtë. Mirëpo Ai është aq i Padukshëm në Thellësi, sa nuk ka asgjë tjetër përtej Tij, por është edhe aq i Dukshëm, saqë nuk ka asgjë tjetër përpara Tij. Mirëpo ndërsa meditohet mbi këto çështje për Allahun, i Cili është më i Epërmi, rreziku për të gabuar në konceptim është shumë i lartë. Shfaqja e emra të Allahut në sytë e njeriut shfaqet permes krijimeve të Tij. Për shembull, kur shohim shfaqjen prej parajse që na paraqet stina e pranverës ai që shohim më së shumti dhe me tërë cilësitë e Tij është emri “Dhahir” i Allahut (xh.sh.). Mënyra se si marrin jetë gjithë gjallesat e panumërta të tokës, duke nisur nga bimët te zogjtë, nga zogjtë te kandrrat, sikur të kishin veshur uniformat dhe të ishin duke realizuar një paradë përpara Krijuesit të tyre për t’i shprehur gatishmërinë në bindje dhe në adhurim, sikur të duan që me gjuhën e tyre të gjendjes t’i thonë “Ja tek jemi, gati!”, duke përmendur emrin “Ja Hajj – O Jetëdhënës” të Allahut (xh.xh.), apo të dëshmojnë emrin e Tij “Ja Hak – O i Vërtetë!” duke provuar ekzistencën e Tij, janë të gjitha pasqyra të emrit Dhahir të Allahut (xh.sh.).

Pin It