Për kërkuesin e dijes…

Sefvan bin Asal (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Në të vërtetë melekët vendosin krahët e tyre për kërkuesin e dijes, të kënaqur për atë që kërkon.

[Imam Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Maxhe, Ibn Hibani, Darimiu, Darekutni]

Në lidhje me këtë El-Hatabi ka thënë: Për kuptimin e domethënies “vendosin krahët e tyre” ka tre mendime:

1- Është hapje e krahëve në të vërtetë,

2-Nënkupton modesti dhe përulje si nderim për atë që bën,

3-Nënkuptohet zbritja në kuvendet e dijes dhe lënia e fluturimit.

Pin It