Për të pasur një ditë të qetë, shkoni në punë me biçikletë

Nëse do të zgjidhni biçikletën për të shkuar në punë, do të jeni më të qetë sesa nëse udhëtoni me transport publik apo makinë personale.

Këto janë zbulimet e një ekipi të hulumtuesve nga Kanada, të cilët kanë krahasuar se si metodat e ndryshme të transportit për në punë ndikojnë në nivelet e stresit dhe disponimit

Hulumtuesit kanë zbuluar se personat të cilët shkojnë me biçikletë në punë kanë nivele të vogla të stresit brenda 45 minutave të para të punës sesa ata që udhëtojnë me makinë personale, që do të thotë se ata do të vazhdojnë të ndihen më pak të stresuar edhe përgjatë ditës.

Edhe disa hulumtime të tjera kanë treguar se stresi dhe gadishmëria e mëngjesit janë parashikues të fortë se si do të jetë dita e tyre.

Përveç kësaj, transporti me biçikletë për në punë është edhe e mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Pin It