Përballë pasqyrës së viteve 70-80, vjen ekspozita “AU FIL DU TEMPS – Kujtesë kolektive, kujtime personale”

Pasqyrë reale e viteve ’70 dhe ’80 ka qenë ekspozita ndërkombëtare me titullin “AU FIL DU TEMPS – Kujtesë kolektive, kujtime personale”, është prezantuar përmes pikturave,vizatimeve dhe instalacioneve të artisteve shqiptar dhe atyre ndërkombëtar në edicionin e 23 të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita vjen si inspirimi i kuartorit Gaetano Centrone nga rëndësia që ka historia në pjesën më të madhe të artistëve dhe tek historitë e mëdha të gjej ato historitë e vogla që flasin për secilin nga ne.

Dhjetë artistët që morën pjesë në këtë edicion ishin Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro dhe përfaqësojnë disa vende të botës përmes artit të tyre.

Gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme pak para çeljes së ekspozitës kuartorit Gaetano Centrone se ,”qëllimi i kësaj ekspozite është se artistët pjesëmarrës këtë vit janë të gjithë të lindur në vitet ’70 dhe ’80 dhe përcjellin një realitet që ata e kanë jetuar, por që e gjejnë ende shumë të gjallë në memorien e tyre. Jo vetëm kaq, ne kemi kaluar nga memoria personale në atë kolektive, për të përcjellë në Tiranë përmes artit vizual, një realitet që na prek të gjithëve, me një gjuhë universale”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu u shpreh se, ”objektivi im kryesor për këtë edicion të “Onufrit” ishte të qëndroja në Tiranë, në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë në botë. Këtë e bëra duke importuar disa copëza nga kjo botë dhe duke i sjellë ato në Tiranë ,që shëbashku me 10 artistët ndërkombëtare dhe ata shqiptarë,të ndërtonim botën tonë.

”Gjërat nuk ndodhin rastësisht, jemi këtu me artistë që flasin disa gjuhë, por kuptojmë se edhe në Shqipëri ka një panoramë të artit bashkëkohor e cila ka një vazhdimësi shumë interesante”, u shpreh Gaetano Centrone për këtë ekspozitë.

“AU FIL DU TEMPS”- në fije të kohës është ekspozita që do t’i dhuroj artdashësve kryeqytetas të shohin e të gjejnë ”fijet” e kohës që ecin në mënyrë lineare, dhe ti bashkojnë ato përmes artit dhe pikturës për të gjetur copëza të vogla të historisë të brezit që i përkasin .

Çmimi i këtij edicioni do të shpallet në muajin Janar 2018. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar 2018. /ATA/

Pin It