Dobitë e qumështit sipas këndvështrimit Islam

Qumështi është një lëng i bardhë i prodhuar nga gjëndrat e qumështit të gjitarëve. Ai përmban lëndë ushqyese të vlefshme dhe mund të ofrojë një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.

Qumështi ka një përdorim të gjerë në të gjithë botën dhe gjendet pothuaj në çdo familje. Ai është përmendur dhe në Kur’anin Famëlartë dhe ka pasur një përdorim të gjerë dhe në jetën e Profetit tonë të nderuar (paqja qoftë mbi të). Në Kur’an ai përmendet në këto vende:

“Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.” [Surja Nahl, 66]

“Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur…” [Surja Muhamed, 15]

Dihet se qumështi me kalimin e kohës e ndërron shijen, prandaj All-llahu, në këtë ajet thotë se qumështi në Xhennet asnjëherë nuk e ndërron shijen.

Profeti (s.a.s) e ka preferuar shumë qumështin dhe disa nga rastet që e tregojnë këtë është që në fillimet e pejgamberisë, kur i Dërguari i Allahut bashkë me mikun e tij më të ngushtë Ebu Bekrin (r.a), shkojnë në kodrat e Mekës ku gjejnë Abdullah ibn Mes’udin (r.a) dhe pijnë qumësht prej një nga deleve të njoma të tufës.

Gjithashtu lidhur me udhëtimin e natës së Miraxhit Profeti thotë: “Më pas u ngjitëm tek Bejtul Mamur (shtëpia e luleve), në të cilën më sollën tre gota për të zgjedhur, një me verë, një me qumësht dhe një me mjaltë. Unë zgjodha qumështin e Xhebraili (a.s) më tha: Të drejtën ke zgjedhur.” [Buhari, Muslim, Tirmidhiu]

Ibn Abbasi (r.a) transmeton se Pejgamberi i Allahut (s.a.s), ka thënë: “Çdokush që pi qumësht le të thotë: “Bekimi i Allahut qoftë mbi të (qumështin) dhe Allahu na e shtoftë atë, sepse ne nuk dimë asnjë ushqim dhe pije që mund të krahasohet me të”. [Tirmidhiu]

Ibn Abbasi (r.a) transmeton gjithashtu se Pejgamberi (s.a.s), e kishte zakon ta shpërlajë gojën me ujë pas pirjes së qumështit duke thënë se yndyra e cila gjendet në qumësht është e dëmshme për ata që kanë dhimbje koke ose ethe. [ Buhariu dhe Muslimi]. Mjekët po ashtu kanë vërtetuar se qumështi është mjaft i dëmshëm për personat që vuajnë nga dhimbja e kokës ose ethet.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një herë i ofruan qumësht, që kishte qëndruar një kohë dhe qumësht të freskët me ujë, e piu qumështin e freskët dhe tha: “Në këtë qumësht është fati dhe siguria.” [Buhariu].

Nga një transmetim i Hz. Aishe (r.anha) ajo thotë se Profeti (s.a.s) pëlqente shumë sherbetin e ëmbël dhe të freskët, pëlqente sherbetin me mjaltë, sherbetin me hurma dhe sherbetin me rrush të thatë. Por ndër pijet, më shumë preferonte qumështin.

Është transmetuar gjithashtu se i Dërguari i Allahut (s.a.s) nuk i kthente mbrapsht tre gjëra:

-Kur i lironin vendin,

-Kur i jepnin një parfum me aromë të mirë dhe,

-Kur i jepnin të pijë qumësht. [Tirmidhiu]

Pra siç tregohet i Dwrguari i Allahut (s.a.s) e ka dashur dhe përdorur shumë qumështin. Qumështi është shumë i njohur për vetitë e tij ushqyese.

Ai është i mirë për eshtrat sepse është një burim i pasur i kalciumit, një mineral i domosdoshëm për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm.

Qumështi i lopës është i fortifikuar me vitaminë D, e cila gjithashtu është e dobishme në shëndetin e kockave. Kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës.

Qumështi i lopës është gjithashtu një burim i kaliumit, i cili mund të zvogëlojë presionin e gjakut. Vitamina D mund të luajë një rol të rëndësishëm në shtimin e qelizave dhe mbrojtjen nga kanceri.

Qumështi është i përbërë gjithashtu edhe nga vitamina të tjera, përfshirë vitaminat A dhe D. Ajo gjithashtu mund të përmbajë sasi të vogla të vitaminës B2, riboflavinë, vitaminë B12 dhe rreth 0.1 miligram për një filxhan të vitaminës B6. Mund të jenë të pranishëm gjithashtu magnezi dhe fosfori. Disa nga këto vitamina, sidomos vitamina A dhe riboflavina, shkatërrohen nga ekspozimi ndaj dritës, kështu që qumështi i ruajtur në enë transparente  ka nivele më të ulëta të lëndës ushqyese.

 

 

 

Pin It