Përdorimet e misrit rekomandohen për shëndet të mirë

sodaniku

Misri është një nga produktet që vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm yndyrën në gjak.

Në një studim të bërë tek disa meshkuj me kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë u pa se u arritën rezultate të mira.

Gjithashtu një përdorim të veçantë në vendin tonë zë edhe buka e misrit e cila është e rekomanduar për personat që kanë probleme me hipertensionin. Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

Pin It