Rio 2016 përfundoi dhe takimi me Lojërat Olimpike verore do të jetë në Tokyo 2020. Brazili përshëndeti olimpiadën e 31-të pas më shumë se 2 javësh garash me një ceremoni që zgjati rreth 2 orë e gjysmë. Shfaqja e bazuar natyrisht në sambën dhe kulturën braziliane ishte një mori ngjyrash dhe fishekzjarresh që ndriçuan qiellin e Rio De Zhanerios.
Reshjet e shiut nuk ndalën edhe sportistët që të parakalonin për herë të fundit para publikut pa ndonjë radhë për të bashkuar dhe për të dhënë mesazhin e vertëtë të sportit. Pjesa ku lojërat kaluan nga Rio në Tokio ishin spektakolare.
Pjesë e saj ishte edhe personazhi i lojërave elektronike Supermario, në një spot të realizuar për këtë evenimet. Më pas Supermario zëvendësohet nga kryeministri japonez Shinzo Abe. Tani për të shijuar lojërat olimpike verore do të duhet të presim 4 vite.