Anija më e madhe fluturuese në botë e ka realizuar fluturimin e parë më 17 gusht. “Airlander 10” i gjatë mbi 92 metra është hibrid unik i teknologjive të disa mjeteve të fluturimit përfshirë të helikopterit dhe aeroplanit të zakonshëm. Kjo anije fluturese punon duke shfrytëzuar gazin e heliumit.
Anija fluturuese e zhvilluar fillimisht për ushtrinë amerikane si mjet vëzhgimi, “Airlander” ka mundësi të përdoret nga sektori komercial si p.sh. për fluturimin e mallrave.
Kompania që e ka ndërtuar atë, “Hybrid Air Vehicles” ka thënë se “Airlander” mund të arrijë lartësinë prej mbi 1800 metrave dhe mund të arrijë shpejtësi deri në gati 150 kilometra për orë.
Aseti më i madh i saj mund të jetë që ndryshe nga aeroplanet e zakonshëm, “Airlander” mund të fluturojnë mbi dy javë pa pasur nevojë për ekuipazh.
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm britanik” ka thënë shefi ekzekutiv Stephen McGlennan.