Kosovë, Shpërthim granate në oborrin e RTK

RTVK-700x445

Një shpërthim me granatë ka ndodhur në oborrin e Radio Televizionit Kosovar mbrëmjen e djeshme. Policia menjëherë ka rrethuar objektin dhe po kryen hetimet rreth ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Ky shpërthim në këtë televizon shtetëror ka ndodhur mbrëmë gjatë orëve të vona të natës. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz.

Shpërthim i papritur ka tronditur gazetarët dhe punonjësit e televizonit në Prishtinë të cilët kanë qenë në krye të detyrës gjatë turnit të natës.

Pin It