”Përmeti Multikulturor 2017”, fillon Festivali Folklorik Ndërkombëtar

Ka mbërritur në edicionin e tij të 15-të Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2017”. Ky festival është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në vendin tonë.

Eshtë zgjedhur qyteti i Përmetit pasi është qyteti që ka një diversitet kulturor, ku bashkëjetojnë e ballafaqohen kulturat e etnive të ndryshme si vendlindja e mjeshtrave të këngës popullore si Laver Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj., si dhe për të inkurajuar turizmin kulturor dhe promovuar ekoturizmin e qytetit të Përmetit.

Në këtë festival folklorik do të marr pjesë Ansambli i Qendrës Kulturore Tiranë, gjithashtu do të jetë Ansambli i qytetit të Konicës në Greqi, Sazeve të Përmetit (Mjeshtër i Madh i Punës). Pjesmarrës do të jenë dhe grupet e valleve të Dropullit, Elbasanit dhe instrumentistë të rinj të sazeve në Përmet, Leskovik, Gjirokastër, Fier etj.

Në këtë festival përveç këngëve dhe valleve do bëhen dhe vizita në monumente kulturore dhe natyrore si Kanionet e Lingaricës në Bënjë, Kisha e Leusës, Guri i qytetit etj.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe do të zhvillohet në datat 26-28 maj.

Pin It