Në 5 vitet e ardhshme, më shumë makina me hidrogjen

Teknologjia e automjeteve po orientohet gjithmonë e më shumë drejt zhvillimit të makinave me hidrogjen.

Ky është një hap i ri i teknologjisë dhe vetëm në Kaliforni ka stacione për furnizimin e makinave me hidrogjen.

Toyota dhe Honda janë kompanitë e vetme që e kanë hedhur në treg modelin e tyre të makinave me hidrogjen, ndërkohë që shumë prodhues janë duke punuar që të kenë në treg modelin përkatës, brenda 5 viteve të ardhshme.

Aktualisht ka 10 modele të makinave me hidrogjen që po zhvillohen nga prodhuesit e makinave.

 

Pin It