Përmeti, qyteti i luleve shpallet Qendër e Mbrojtur Historike

0224466Permeti

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qytetit të Përmetit Qendër të Mbrojtur Historike, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si qendër e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas vlerësimit të pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’u japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike.

Shpallja e qytetit të luleve Qendër Historike do të shërbejë jo vetëm për mbrojtjen e qyteteve dhe zonave të caktuara me vlera tepër të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historisë, por dhe për kthimin e këtyre vendeve në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik.

Pin It