Përurohet klinika veterinare, nis sterilizimi i qenve të rrugës

10295567_10153953409091926_1759226125729569526_o

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar dje  Klinikën Veterinare në zonën e Kombinatit, e cila pritet t’i japë zgjidhje problemit të qenve të rrugës. Tashmë këto kafshë do të trajtohen në një klinikë veterinare, me të gjitha standardet, të ngritur me kujdesin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku një grup vullnetarësh të përbërë nga veterinerë kirurgë profesionistë, prej pak ditësh kanë nisur nga puna për sterilizimin e tyre. “Shumë qytetarë, të cilët nuk i njohin kafshët, mund të kenë pasur incidente me kafshët e rrugës dhe duan zgjidhje të shpejta. Por, vrasja apo helmimi i kafshëve të rrugës nuk është zgjidhje për situatën. Sterilizimi sistematik i tyre është një histori suksesi, që ka funksionuar në të gjitha vendet e zhvilluara. Ndaj, më vjen mirë që me vullnetarët tanë, apo donatorë si TELECOM dhe fondacioni ABC, si dashamirës të kafshëve, dhe qytetarë që i sjellin vetë kafshët e rrugës për t’i sterilizuar, besoj se brenda këtij mandati do të shohim një zgjidhje të qëndrueshme të problemit”, u shpreh Veliaj.

Pin It