Pesë gjëra të thjeshta që ju shplodhin

 

Për të larguar stresin dhe lodhjen psikologjike mund të përdorni metoda të ndryshme, duke filluar nga frekuentimi i një psikologu e deri tek udhëtimet . Këto metoda mund të japin rezultatin e kërkuar, por a  e keni menduar ndonjëherë se ka metoda të tjera shumë më të thjeshta e çfarë është më e rëndësishmja, nuk do t’ju kushtojnë asgjë.

Rikthimi tek rrënjët
Nuk ka asgjë më qetësuese se diçka e e vjetër dhe e njohur. Rikthimi në shtëpi jo vetëm që nxit emocione pozitive, por gjithashtu na rikujton vlerën e momenteve të vogla. Duke risjellë në mendje këto kujtime, largojmë ndjenjat stresuese, të cilat mundohemi t’i luftojmë çdo ditë. Ndjesia e nostalgjisë mund të kundërveprojë ndaj vetmisë, mërzisë, ankthit dhe mund të frymëzojë optimizëm. Eksperienca është diçka shumë me vlerë dhe askush nuk mund t’jua largojë.

Lëshoni një psherëtimë të thellë
Nëse keni probleme, ndonjëherë duke i larguar me një psherëtimë të thellë është e vetmja mënyrë për të përmirësuar humorin. Kur fokusohemi tek frymëmarrja, kemi fuqinë të qetësojmë sistemin tonë nervor duke rithyer balancën.

Vizitoni një kafene lokale
Ndërsa dozat e kafeinës në orën 3 pasdite mund të mos jenë ide e mirë, pasi pengojnë gjumin, aroma e mrekullueshme e pijes së ngrohtë është diçka krejt tjetër. Herën tjetër që ndiheni të acaruar, drejtohuni në kafenenë më të afërt.

Pikturoni me blu
Nëse jeni të stresuar, përpiquni të imagjinoni se jeni të rrethuar nga ngjyra blu. Kjo ngjyrë lidhet me ndjesinë e qetësisë dhe sipas studimeve ndihmon në lehtësimin e stresit.

Kur asgjë nuk shkon si duhet, ndryshoni perspektivën
Nëse plani A nuk funksionon, ekziston plani B (ose C ose D)… Autorja Lisa Manterfield shpjegon se mënyra se si ne i qasemi situatave stresuese ndikon në aftësinë tonë për t’i përballuar. Ndonjëherë nxitojmë kaq shumë pas ëndrrave tona, sa humbasim nga sytë atë që donim në fillim. Një ndryshim në perspektivë mund të mjaftojë për të na treguar se gjërat që mendonim se nuk do t’i kishim kurrë, kanë qënë aty për ne gjatë gjithë kohës.

 

Pin It