Përfitime në shëndetin e foshnjeve, nëse nënat hanë spinaq gjatë shtatzënisë

 

Të gjithëve na kujtohet filmi me kartona “Braccio di Ferro”, ku marinari i famshëm me “krahun e hekurt” pasi hante spinaqin shndërrohej në një njeri të fuqishëm. E gjitha kjo nuk është thjeshtë një rastësi, përkundrazi vlerat e spinaqit për organizmin tonë janë të provuara shkencërisht tashmë.

Disa nga vlerat e spinaqit:

  1. 100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
  2. Vitamina A, e cila ruan shëndetin e lëkurës dhe syve. Konsumimi i spinaqit të freskët, i cili është i  pasur me vitaminë A, do të mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe mushkërive.
  3. Përmban vitaminën K. Vetëm 100 g spinaq i freskët përmban 42% të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K e cila forcon kockat. Gjithashtu shkencëtarët kanë konstatuar se, spinaqi mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.
  4. Vetëm 100 g spinaq i freskët do të ofrojë rreth 47 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C.
  5. Acidi folik, i cili gjendet tek spinaq,mund të parandalojë krijimin e çrregullimeve të lidhura tek bebet.

Le të qëndrojmë tek bebet. Spinaqi ndikon pozitivisht jo vetëm në trupin e tyre. Një studim zbuloi se fëmijët, nënat e të cilëve kishin marrë acid folik ishin më në gjendje të shprehnin emocionet e tyre, po ashtu edhe fëmijët ishin më në gjendje të shprehnin emocionet e tyre, të ndërtonin marrëdhënie më të forta dhe të përballonin pengesat deri në moshën shtatë vjeçare. Sugjerohet që gratë të marrin 400 mikrograma të acidit folik.

Sipas të përditshmes ‘The Sun‘, udhëheqësi i studimit, profesor Tony Cassidy, nga Universiteti Ulster, tha: “Ka prova që shtesat e acidit folik të marra gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë mund të kenë efekte të dobishme në zhvillimin e trurit të fëmijëve.”

“Shumica e nënave shtatzëna e dinë se marrja e shtesave të acidit folik në tre muajt e parë të shtatzënisë është i rëndësishëm për zhvillimin spinal të foshnjës.”

Ai shtoi: “Periudha midis 24 dhe 38 javësh është një periudhë e rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës.”Të dhënat u paraqitën në konferencën vjetore të Shoqërisë Britanike Psikologjike në Brighton.

 

Pin It