Parashikimi i motit, e martë 9 maj 2017

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë sërish mot me vranësira dhe shira në vendin tonë ku më të dukshme vranësirat dhe shirat paraqiten në zonat Lindore të vendit. Herë pas here do të ketë edhe kthjellime.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Pin It