Pesë rregullat e lapsit…

Një plak i vjetër i cili ishte marrë gjithë jetën e tij me prodhimin e lapsave, një ditë teksa po bënte paketimet iu drejtua lapsit të tij më të ri duke e imagjinuar atë si një njeri:
“Janë pesë rregulla që duhet të dish – i thotë ai lapsit.”
Gjithmonë kujtoi këto pesë rregulla dhe do të bëhesh lapsi më i mirë që mund të jesh.
“ Gjëja e parë është të dish se ti do të jesh në gjendje të bësh gjëra të mëdha, por vetëm nëse ti e lë veten tënde në duart e dikujt tjetër.”
“Herë pas here, do të përjetosh një mprehje të dhimbshme, por mos harro se kjo do të bëjë një laps më të mirë.”
“Gjithashtu mbaj mend se do të jesh në gjendje të korrigjosh gabimet që mund të bësh gjatë rrugës.”
“Dhe pjesa më e rëndësishme e jotja është ajo që ke brenda teje.”
“Dhe mbaj mend po ashtu se në çdo sipërfaqe që do të përdoresh, duhet të lesh shënjën tënde. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, ti duhet të vazhdosh të shkruash.”
Dukej se lapsi e dëgjonte dhe premtoi se do t’i mbante mend këto këshilla, në mënyrë që ai të mund ta jetonte jetën e tij me zemër dhe qëllim.

Pin It